Ballkani nga Suhareka nuk ka arritur të fitojë në Gjilan, kundër Gjilanit. Ndeshja përfundojë pa gola 0-0.
Menjëherë pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ka folur për ‘Art Sport’.
Pasi ka analiuzar ato që ndodhën në fushë, ai ka folur edhe për sulmuesin e skuadrës së tij, Blendi Baftiu.
Ky i fundit po kërkohet nga disa klube në Europë.
“Blendi vazhdimisht ka oferta, i ka refuzuar disa prej tyre, është çështje e Blendit se ku dëshiron me shkuar, ai për momenti është lojtar i Ballkanit. Po presim dhe po punojmë në këtë aspekt”, tha Munishi.