Prishtina dhe mbrojtësi Leotrim Bekteshi e kanë filluar për mrekulli sezonin e ri të Superligës. Bekteshi ndihmoi skuadrën e tij duke shënuar golin e tij të parë personal dhe hapi llogarinë e Prishtinës, shkruan VAR Kosova.

Bardhekaltrit triumfuan me rezultat 3:0, derisa golin e parë e shënoi mbrojtësi Leutrim Bekteshi.

Në një prononcim për faqen zyrtare të klubit, mbrojtësi mitrovicas u shpreh i lumtur me golin e realizuar.

“Ishte lojë e mirë, patëm tentime dhe po krijonim raste dhe fati deshi që ndeshjen ta ç’bllokojmë nga ajo gjuajtje standarde. Pas këtij shënimi tim, ndeshja u hap edhe më shumë ku në fund edhe me dy gola tjerë besoj që i morëm pikët me meritë”, deklaroi Bekteshi.

“Duhet të vazhdojmë tutje, të harrojmë këtë ndeshje dhe të përqendrohemi për Arbërinë që nuk besoj ta kemi të lehtë, por me qëllim të njëjtë sikurse sot të kthehemi me tre pikë”, shtoi ai.

Bekteshi është ndër qendërmbrojtësit më të mirë elitën e futbollit të Kosovës.

Pikërisht në ndeshjen e xhiros së dytë ekipi i Prishtinës do të përballet me Arbërinë në stadiumin “Agron Rama” të Obiliqit. /VAR Kosova/