Mesfushori sulmues turk, Cengiz Under, ka kompletuar transferimin e tij në Leicester City.

Ylli turk, Cengiz Under, ka lënë Romën, duke iu bashkuar skuadrës angleze, Leicester City, në formë huazimi.

Faqja zyrtare e ‘Dhelprave’ ka njoftuar përforcimin e ri të skuadrës.

Lojtari do të jetë me Leicester deri në fund të këtij sezoni.

23 vjeçari aktivizohet në krahun e djathtë, në fazën ofensive. /VAR Kosova/