Prokuroria italiane ka depozituar padi në Napoli për 600 qytetarë, të cilët me anë të korrupsionit kanë siguruar patentë shoferin.

Në mesin e këtyre njerëzve ka edhe futbollistë të Napolit.

Bashkëlojtarët e kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmani, që përballen me këto akuza janë Koulibaly, Ghoulam dhe Callejon.

Por nuk përfundon e gjitha këtu. Nga detajet që janë shfaqur në mediat italiane, thuhet se Koulibaly dhe Ghoulam kanë shkuar për të dhënë provimin e patentë shoferit, por kanë dalë nga institucioni pa e kryer atë.

Ndërsa Callejon nuk është lodhur aspak, pasi patenta i ka shkuar në shtëpi.

Pritet që ekzaminuesit e provimeve të patentës të arrestohen me burg, ndërsa tre lojtarëve t’u hiqet menjëherë lejeqarkullimi dhe tu adresohet një gjobë si ndëshkim.