Mbrojtësi i majtë i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, ka rrëfyer një histori interesante me ish-shokun e tij të skuadrës te Monaco, Kylian Mbappe.

Mendy ka treguar për bastin që kishin lojtarët ndërmjet veti para ndeshjes me skuadrën gjermane, Borussia Dortmund.

“Në vitin 2017 kundër Dortmund, i thashë që nëse shënon dy gola, do të ta blej një Rolex (orë dore). Ai më tha: Mos u brendos, do t’i shënoj dy”, ka treguar Mendy.

“Ai shënoi dy herë dhe pas ndeshjes i thashë: lojë e mirë, e kemi epërsinë tash. Ai më tha: Ma sjell orën”, ka treguar francezi.