Gazetari i njohur italian, Gianluca di Marzio ka shkruar se sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi të hënën do të kryejë testet mjekësore para se të kompleton transferimin e tij në Lazio, shkruan VAR Kosova.

Lazio ditë më parë arriti marrëveshje me Fenerbahcen për të blerë kartonin e Muriqit për shumën e 18 milionë eurove.

Tashmë, ka mbetur që Muriqi të hënën të bëj testet dhe t’i bashkohet skuadrës kryeqytetase për sezonin e ri.

Ish sulmuesi i Lirisë së Prizrenit ditë më parë ishte në Kosovë në vizitë familjare dhe mungoi në dy ndeshjet e Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Muriqi po ashtu është përshendetur me bashkëlojtarët e tij te gjiganti turk dhe miqtë e tij para se të udhëtojë në Romë.

Muriqi, 26 vjeçar, sezonin e kaluar shënoi 17 gola në Superligën e Turqisë për Fenerbahcen. /VAR Kosova/