Trajneri i Napolit, Genaro Gattusso është vënë në qendër të vëmendjes nga mediet italiane, shkruan VAR Kosova.

Mediet italiane kanë arritur të sigurojnë disa pamje nga stërvitjet e Napolit, në të cilat shihet i përfshirë edhe Gattuso me futbollistët e tij.

Edhe pse ka disa vite që është larguar nga futbolli i luajtur, ai nuk i ka humbur pasionin e madh për futbollin.

Trajneri i napolitanëve i nxehur me faktin që ishte në mes kur po luanin, ka goditur me gju njëri prej lojtarëve të skuadrës.

Në rrjetet sociale ky veprim i legjendës italiane po quhet ““dem i tërbuar”.

Kujtojmë që Napoli ka transferuar mbrojtësin e Kosovës, Amir Rrahmani, i cili dje ka debutuar në një ndeshje miqësore. Pjesë e Napolit është edhe kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj. /VAR Kosova/

https://streamable.com/atpsqm