Janë 14 persona në skuadrën e Genoas, përfshirë futbollistë dhe anëtarë tjerë të stafit, që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Shumë lehtë mund të infektohej edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, që këtë sezon iu bashku Napolit.
Skuadra e tij Napoli, mposhti këtë vikend 6-0 Genoa në javën e dytë të Serie A.
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, nuk ishte luajti fare në këtë ndeshje.
Por në lojë ishte kosovari tjetër që mbrojti për shumë vjet ngjyrat e Zvicrës, Valon Behrami.
Nuk dihet ende nëse mesin e futbollistëve të infektuar me koronavirus është edhe Behrami./VAR Kosova/