Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, nuk luajti fare në ndeshjen e sotme që Napoli e fitojë kundër Genoas.

Skuadra italiane Napoli ka fituar ndeshjen e dytë të këtij sezoni me rezultat të thellë 6-0.

Por as në ndeshje të tilla të lehta, trajneri italian Gennaro Gattuso, nuk vendosi ta inkuadrojë në lojë kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani.

Rino Gattuso e futi në lojë mbrojtësin serb Nikola Maksimovic, për të zëvendësuar grekun Manoloas në pjesën e dytë.

Rrahmani u transferua te Napoli nga Hellas Verona, ku pati një sezon të shkëlqyeshëm.