Futbollisti nga Shqipëria, Bedri Greca, ka qenë lojtari i ndeshjes në ndeshjen e zhvilluar në Drenas.

Feronikeli ka mposhtur Gjilanin me rezultat 4-0. Golashënues i vetëm në këtë ndeshje ishte Bedri Greca, i cili vitin e kaluar ka qenë pjesë e Gjilanit.

Në pjesën e parë ai realizoi dy herë, në minutën e 13-të dhe 42-të.

Me të filluar pjesa e dyta, Greca kompletoi hat-trickun. Minuta e 54-të Feronikeli-Gjilani 3-0.

Golin e katërt për skuadrën nga Drenasi e ka shënuar Santos, në minutat shtesë në deubtimin e tij për Feronikelin.