Për trajnerin Jose Mourinho, nuk është Son lojtari i ndeshjes, ndonëse shënoi katër gola.

Portugezi pas ndeshjes ka thënë se sulmuesi anglez i Tottenham është lojtar i ndeshjes.

Një gjë të tillë Mourinho ka thënë derisa Kane ishte duke u intervistuar.

Harry Kane bëri një paraqitje fantastike sot. Ai asistoi në të gjithë golat e shënuar na Son.

E krejt në fund të ndeshjes, Kane arriti të shënojë gol. Kjo është hera e parë që një futbollist dhuron 4 asistime brenda një loje.