Xherdan Shaqiri duhet të jetë shumë i kujdesshëm për të ardhmen e tij. Shaqiri sezonin e kaluar kishte probleme me lëndime por edhe trajnerin gjerman Jurgen Klopp, nuk i dha edhe shumë minuta, shkruan VAR Kosova.

Ish-mbrojtësi i Zvicrës, Stephane Henchoz beson se Xherdan Shaqiri e ka një vendim të vështirë para vetes për ta bërë në lidhje me të ardhmen e tij.

Henchoz pohon se largimi nga “Anfield”, do të ishte vendim i vështirë nga Shaqiri.

“E vështirë është kur jeni në një topklub dhe fitoni të gjithë titujt, dhe më pas dëshironi të largoheni.Natyrisht, ndoshta klubet si Roma apo Sevilla do ta transferojnë, por jo edhe Bayerni, Reaii apo Juventusi. Por, Shaqiri duhet ta pyesë veten se a dëshiron të luajë në Kampionatin Evropian, që dy edicione nuk ka luajtur shumë. E di se është vendim i vështirë për të”, shtoi ish-futbollisti zviceran”, ka deklaruar Henchoz për “Blick”.

Shaqiri ka luajtur në vetëm tetë ndeshje për Liverpoolin në Premierligë edicionin e kaluar.

Edhe kur Liverpooli e siguroi titullin, trajneri Jurgen Klopp nuk ia dha minuta e duhura për të luajtur.

Liverpooli është i hapur për ofertat në drejtim të 28-vjeçarit nga Kosova, por që deri më tani, ende nuk ka asgjë konkrete. /VAR Kosova/