Bernard Berisha që zëvendësoi Arbër Zenelin në fillim të pjesës së dytë, shënoi golin e vetëm të Kosovës në humbjen nga Greqia.
Shënimin e golit të parë në fanelën e Kosovës, Berisha e festoi duke i dërguar mesazh trajnerit Bernard Challandes, që nuk i ka dhënë shumë hapësirë.
Derisa shumë e kritikuan veprimin e Berishës, trajneri kosovar Ismet Munishi i ka dal në mbrojtje.
Trajneri i Ballkanit përmes një postimi në Facebook, i ka dhënë zemrës Bernard Berishës dhe ka kritikuar trajnerin e Kosovës, Bernard Challandes që sipas tij ka bërë eksperimente.
“Je djali ma i mirë nder të gjithë lojtaret. Nuk fole kurr qe 2 vite. Te kan injoruar e diskriminuar. Msheljau gojen me gola dhe me punë se me punë ke ardhe ketu ku je. Je ne superformë Bernard. Sot ju tregove te gjithve se e meriton te luash. Per Kosoven duhet te luajnë lojtaret qe jan ne formen me te mire momentale , nuk guxojme te bejme eksperimente. Respekte per të gjithë lojtaret e Kosoves por ata duhet menagjuar ne menyr te drejte”, ka shkruar Munishi.