Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka, ka udhëhequr me sukses skuadrën e tij në barazimin 1-1 kundër Gjermanisë në Ligën e Kombeve.

Ndonëse djaloshi nga Prishtina nuk shënoi, ai ishte një prej futbollistëve më të mirë te Zvicra.

Në minutat e fundit të ndeshjes, kur rezultati ishte i barabartë 1-1, Xhaka bëri një krosim fantastik, por që fatkeqësisht nuk u konkretizua me gol nga sulmuesit.

Zvicra, në skuadrën e se cilës nuk po ka vend për Xherdan Shaqirin, ishte në disavantazh pasi gjermanët realizuan në minutën e 14-të me anë të mesfushorit të Manchester Cityt, Ilkay Gundogan.

Në fillim të pjesës së dytë, mbrojtësi Silvan Widmer barazoi shifrat 1 me 1, që ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes./VAR Kosova/