Me vetëm një gjuajte në portë, futbollistët e Arsenalit si mysafirë arritën të shënojnë të parët në stadiumin Anfield kundër kampionit të Anglisë, Liverpool.
Alexandre Lacazette shënoi në minutën e 25-të, pas gabimit të mbrojtjes së Liverpoolit.
Francezi shënoi gol shumë të bukur me këmbën e majtë.
Por kjo epërsi dhe ky gëzim zgjati vetëm tre minuta. Ashtu edhe siç pritej, Liverpooli që kishte topin në posedim 75 % dhe kishte 10 tentime dhe 5 goditje brenda kuadratit, arrit të barazonte rezultatin në minutën e 28-të.
Senegalezi Sadio Mane barazoi shifrat 1-1.
Pak minuta më vonë, saktësisht në minutën e 34-të, mbrojtësi i majtë, Andrew Robertson, shënoi për rezultatin 2-1.
Me këtë epërsi skuadrat kanë shkuar në dhomat e zhveshjes. Në bazë të 45 minutave të para, edhe në pjesën e dytë pritet një lojë e çmendur dhe me shumë gola./VAR Kosova/