Vedat Muriqi nga sot edhe zyrtarisht është futbollist i klubit të Lazios. Muriqi pas prezantimit si futbollist i Lazios, ka shkruar një mesazh falënderues për tifozët e Fenerbahces, shkruan VAR Kosova.
Muriqi përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në instagram e ka falënderuar klubin e Fenerbahçes në gjuhen turke dhe shqipe.
Sulmuesi shqiptar ka kaluar nga Fenerbahce te klubi italian për shumën e 18 milionë eurove, plus 2 milionë bonuse.
Reprezentuesi i Kosovës, 26 vjeçar, ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare dhe ka zgjedhur numrin 94 në fanellën.
Ish sulmuesi i KF Lirisë do të përfitojë 2.2 milionë euro brenda një viti te skuadra kryeqytetase.
Më poshtë keni falënderimin e sulmuesit nga Prizreni për klubin turk, ku kaloi momentet më të mira në karrierë deri me tani: