Kombëtarja e Kosovës ka luajtuar baras në ndeshjen e parë të edicionit të Ligës së Kombeve kundër Moldavisë, me rezultatin 1:1. Futbollisti më i mirë në anën e “Dardanëve” është vlerësuar mesfushori Valon Berisha, shkruan VAR Kosova.
Sipas sajtit “whoscored.com” Berisha zhvilloi ndeshje të mirë kundër Moldavisë.
Valon Berisha u vlerësua me notën 7.3.
Pas tij lartë u vlerësuan edhe Benjamin Kololli (7.1) dhe Florent Hadërgjonaj (7.0).
Ndërsa, futbollisti më i dobët në fushë te Kosova ishte mesfushori Herolind Shala që u notua me 5.8.
Ndeshja u zhvillua në “Ennio Tardini” të Parmas, pasi Moldavia nuk e njeh Kosovën si shtet.
Ishin moldavët që shënuan të parët më në minutën e 19-të me Ion Nicolaescut. Kosova barazoi në pjesën e dytë me Benjamin Kolollin në minutën e 71-të.
Pas golit Kosova u mundua ta fitojë ndeshjen, por që nuk arritën të shënonin.
Kosova pas tri ditësh është nikoqire e Greqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
“Dardanët” renditen në pozitën e dytë me një pike në grupin 3 të Ligës C.
Një plus i madh është se edhe ndeshja tjetër ka përfunduar baras ndërmjet Sllovenisë dhe Greqisë.
Kosova është në grup me Moldavinë, Slloveninë dhe Greqinë. /VARKosova/
Notat e lojtarëve të Kosovës: