Ka përfunduar sfida mes Newcastle dhe Brighton, dule ky që u zhvillua në kuadër të rundit të dytë në Premierligë.
Newcaslte u mposht nga Brightoni me rezultatin e thellë 0:3, ndërsa fundi i ndeshjes ishte pak dramatik, kur Brightoni mbeti me një lojtar më pak në fushën e blertë.
Yves Bissouma, lojtari i Brighton ishte në një duel me Jamal Lewis – kur edhe u ndëshkua me kartonin e kuq.
Bissouma padashje goditi me takat e këpuceve të tij në fytyrë kundërshtarin, me ç’rast u përjashtua menjëherë nga loja.
Goditja e Bossouma në fytyrën e Lewis ka bërë xhiron e botës – pasi ishte me të vërtetë e rëndë.
Ouch 😳 pic.twitter.com/pusyRB6UQM
— Donk – FUT Trader 🅙 (@FUTDonk) September 20, 2020