Varazdat Haroyan nga futbolli në luftë, për atdheun e tij armen. Haroyan ka vendosur të pensionohet nga futbolli aktiv për t’iu bashkuar ushtrisë armene në luftë, shkruan VAR Kosova.
Haroyan që ishte pjesë e ekipit kombëtar të Armenisë, vendosi të përfundojë karrierën e tij të futbollit dhe të kthehet në vend dhe ta vërë veten në dispozicion të autoriteteve ushtarake.
Si një lojtar i lirë, ai ishte në prag të bashkimit me AEL grek.
Për shkak të luftës në Nago-Karabak, Harojan vendosi të ndërpresë negociatat me AEL sepse ai nuk mund të angazhohej në një kontratë shumë-vjeçare me klubin grek në këtë situatë.
Një marrëveshje me klubin nga Larisa tashmë është arritur, formalitetet dhe nënshkrimi i kontratës mbeten. Përfaqësuesi i Armenisë do t’i përkushtohet luftës në Nago-Karabak në vend të futbollit.