Një tifoze e skuadrës italiane Roma, Ilena Matilli, ka qenë në koma që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar.

Ajo ishte e përfrshirë në një aksident me veturë. Në këtë aksident, një nga shokët e saj, fatkeqësisht kishte vdekur.

Legjenda e Romës dhe Italisë, Francesco Totti, kishte bërë një veprim shumë human, shkruan VAR Kosova.

Muaj më parë, Totti i kishte dërguar asaj një video mesazh, në pamundësi ta takonte për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Të hënën (sot), pas disa muajsh në spital, ajo u largua nga spitali.

Francesco Totti ishte në spital dhe u takua me këtë tifoze, për ta bërë të lumtur dhe t’ia kthente buzëqeshjen pas asaj që ka kaluar muajt e fundit.

Totti ka takuar Ilenan, një ditë pasi festoi ditëlindjen 44-të./VAR Kosova/