Më në fund Paul Pogba është rikthyer në stërvitje te Manchester United, pasi u shërua nga koronavirusi.
27-vjeçari rezultoi pozitiv në testin për COVID-19 muajin e kaluar.
Pogba ka munguar në dy ndeshjet e Francës në Nations League, kundër Suedisë dhe Kroacisë.
Francezi është rikthyer në stërvitje para miqësores të së shtunës kundër Aston Villa.
Nuk është ende e qartë nëse ai do të luajë në këtë ndeshje.
Vlen të përmendet se sezonin e kaluar, Paul Pogba e kishte shënuar vetëm një gol për Manchester United.
Unitet këtë sezon të Premier League e fillojnë javën e ardhshme me ndeshjen kundër Crystal Palace./VAR Kosova/