Klubet e Superligës kanë shpenzuar mjaftë shumë për të sjellë futbollistë interesant në skuadrat e tyre. Një transferim të bujshëm e ka bërë KF Prishtina, duke e prezantuar Sabien Lilajn nga Izraeli, shkruan VAR Kosova.
Kampioni i Kosovës, Drita po ashtu ka qenë tejet aktive duke transferuar futbollistë me përvojë nga Maqedonia e Veriut.
Prishtina në ditët e fundit, pas Lilajt transferoi edhe mbrojtësin shqiptar Gledi Mici.
Mici, është bërë lojtari më vlerën më të madhe në Superligë sipas faqes së specializuar për vlerësimin material të lojtarëve, “Transfermarkt”.
Vlera e ish-futbollistit të Shkëndijës është 475 mijë euro.
Ai ka kushtuar edhe më shumë, por vlera e tij aktualisht shënohet në rënie.
Mici, i cili ka bërë karrierë të bujshme në Shqipëri, së fundmi ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës.
Edhe futbollisti i dytë me vlerën më të madhe në vend është një ardhje nga Maqedonia e Veriut.
Bëhet fjalë për Vladica Brdarovskin, i cili u transferua te skuadra e Dritës nga Vardari maqedonas.
Vlera e Brdarovskit, e cila është në ulje, është 400 mijë euro.
Futbollisti vjen te gjilanasit pas një aventure shumë të suksesshme te Vardari, ku për pesë vjet ka fituar tre tituj kampion, duke qenë prej lojtarëve më të mirë në skuadër.
Ardian Cuculi zbret në pozitën e tretë të kësaj liste.
Mbrojtësi i Dritës ishte edicionin e kaluar futbollisti më i shtrenjtë i Superligës, mirëpo nuk është më pas ardhjeve të Micit dhe Brdarovskit.
Vlera e Cuculit është 325 mijë euro.
Mbrojtësi i Dritës, i cili ishte një prej shtyllave të ekipit në edicionin e kaluar, ishte edhe futbollisti më i shtrenjtë i fazës preliminare të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
I katërti në listë është një prej transferimeve më të bujshme të futbollit kosovar në vitet e fundit.
Bëhet fjalë për përforcimin e madh të Prishtinës, Sabien Lilajn
Vlera e Lilajt në “Transfermarkt” është 300 mijë euro.
Prishtina ka shkruar në faqen zyrtare që Lilaj është futbollisti më i shtrenjtë që ka marrë ndodnjëherë klubi pasluftës.
I pesti në këtë listë, por më perspektivi prej të gjithëve është xhevahiri i Ballkanit, Blend Baftiu.
Derisa transferimi i tij në Turqi nuk është zyrtarizuar ende, ai zyrtarisht mbetet akoma i Ballkanit.
Vlera e Baftiut 300 mijë euro, shumë e cila është ngritur pas edicionit fantastik nën fanellën e portokallezinjve.
Nëse Baftiu kompleton me sukses transferimin në Turqi, atëherë i pesti radhitet Gerhard Progni i Gjilanit, që ka vlerën prej 275 mijë eurosh.