Memphis Depay duket të jetë emri i parë serioz që skuadra italiane Roma, po planifikon ta transferojë.

Prej kur është bërë me pronar të ri, Roma nuk ka bërë asnjë blerje ambicioze.

Spanjolli Pedro, që është në përfundim të karrierës, është njëri prej futbollistëve që Roma ka transferuar këtë verë.

Mirëpo sic raportojnë mediat në Itali, Roma është future seriozisht në garë për të marr shërbimet e holandezit Depay.

Presidenti i skuadrës franceze Lyon, Michel Aulas, ka konfirmuar për Telefoot se Roma ka shprehur interesim për Depayn.  

“Barcelona nuk është klubi i vetëm që e dëshiron Depayn, edhe Roma e dëshiron atë”, tha ai./VAR Kosova/