Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, ka folur hapur se cili është futbollisti më i mirë me të cilën ‘ka ndarë fushën’.
Ai ka pranuar se kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, është lojtari më i mirë me të cilin ai ka luajtur në fushë.
Madje Scholes ka lënë mbrapa Messit, ish-shokun e tij të skuadrës, Cristiano Ronaldo.
“Mendoj se lojtarët më të mirë me të cilët kam ndarë fushën janë Eric Cantona, Zindine Zidane, Andrea Pirlo, Xavi, Cristiano Ronaldo, por më i mirë se të gjithë këta është Messi”, ka shkruar Scholes në një artikull në The Independent.
45-vjeçari luajti së bashku me Ronaldon gjatë gjashtë viteve të shkëlqyera të super yllit të Juventusit sa ishte në Old Trafford.