Ylli uellsian, Gareth Bale është rikthyer në Tottenham pas shtatë viteve në Spanjë me Real Madridin. Zyrtarizimi i tij do të bëhet sot por tifozët e klubit londinez nuk do të mundin ta shohin në fushë edhe për katër javë të tjera, shkruan VAR Kosova.
Sipas MARCA, uellsiani është i dëmtuar dhe do të mungojë të paktën katër javë.
Këtë e dinë tashmë edhe mjeket e klubit anglez.
Është interesante fakti se gjithmonë, pas kthimit nga kombëtaret, Bale kthehet i dëmtuar – ai luajti dy ndeshje me Uellsin, por ja që tani do të jetë një muaj jashtë.
Bashkë me Bale, në Tottenham nga Madridi është transferuar edhe Sergio Reguilon.
Bale është në formë të huazimit, ndërsa mbrojtësi spanjoll është transferuar për 30 milionë euro duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare. /VAR Kosova/