Mesfushori i Manchester City, Kevin de Bruyne, ditë më parë ka pranuar çmimin e lojtarit më të mirë në Premier League për sezonin 2019/20.
Dhe duket se këtë çmim e ai e ka merituar.
Belgu ka statistika të çmendura në Premier League, duke u përfshirë në 102 gola nga 155 paraqitjet e tij në ligë.
Në të gjitha këto paraqitje, ai ka shënuar 36 gola.
De Bruyne ka asistuar në 66 gola të tjera të shënuara nga shokët e tij të skuadrës.