Bastien Toma ka vendosur për të ardhmen e tij në aspektin e klubeve, duke e bërë hapin e madh të karrierë. Toma nga sezoni i ardhshëm do të jetë futbollist i gjigantit belg, Genk, shkruan VAR Kosova.

Toma sot ka udhëtuar për në Belgjikë, për të kompletuar transferimin e tij në kampionatin belg.

Mediat në Belgjikë këtë transfer e bëjnë punë të kryer, derisa futbollisti do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore këtë pasdite.

Toma 21-vjeçar është produkt i akademisë së klubit zviceran Sionit.

Ai aktivizohet si mesfushor dhe nga viti 2017 ka qenë pjesë e skuadrës së parë të Sionit.

Toma është kontaktuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, dhe sipas kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, ai do ta përfaqësojë Kosovën në të ardhmen por që asgjë zyrtare nuk ka ende. /VAR Kosova/