Armend Thaqi është prezantuar si futbollist i Ballkanit. Mbrojtësi i krahut të djathtë ditë më parë kompletoi transferimin e tij nga Prishtina, por prezantimin e ka bërë sot për shkak se ishte në vetëizolim, shkruan VAR Kosova.

Thaqi që te FC Prishtina barte shiritin e kapitenit vendosi të ndërrojë ambient për t’u bashkuar me ekipin e Ismet Munishit.

Ish mbrojtësi i KF KEK-u dhe SC Gjilanit kishte edhe oferta të tjera, por e pranoi atë të klubit nga Theranda, duke u bërë ndër futbollistët më të paguar në elitën e futbollit tonë.

Mbrojtësi i krahut të djathtë është futbollisti i dytë që Ballkani e transferon nga KF Prishtina, pasi ka transferuar edhe Meriton Korenica nga klubi kryeqytetas.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Ballkani ka konfirmuar se Thaqi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare. /VARKosova/

Njoftimi i plotë i Ballkanit:

“Të dashur tifozë

E kemi paralajmëruar para disa ditësh, sot zyrtarizuam bashkëpunimin më anësorin Armend Thaqi për dy vite të ardhshme.

Na priftë e mbara super Thaqi”.