Tenisti austriak Dominic Thiem është fitues i grand slam të US Open 2020, turne që u zhvillua gjatë dy javëve të fundit në Nju Jork.
Turneu i famshëm u zhvillua pa praninë e tifozëve, për shkak të pandemisë Covid-19.
Thiem mundi 3-2 në finale gjermanin Alexander Zverev (2-6, 4-6, 6-4, 6-3, 7-6), një ndeshje maratonë, me shumë emocione dhe rivalitet.
Zverev fitoi dy setet e para dhe ishte pranjë një triumfi të lehtë, por Thiem përmbysi gjithçka.
Pas barazimit 2-2 me sete, loja u bë dramatike në setin final, ku gjithçka u vendos në “tie break”.
Për Thiem, ky është triumfi i parë në një grand slam. /VAR Kosova/