Sulmuesi liberian, Van Dave Harmon ka kompletuar transferimin e tij nga Feronikeli në klubin e Laçit nga Shqipëria, shkruan VAR Kosova.

Harmon ka nënshkruar kontrate 3-vjecare me klubin e Laçit. Transferimin e tij e ka bërë agjentin i tij, Tahir Lushtaku, i cili është edhe trajner. Deri më tani është i pa punë që nga koha kur u largua nga drejtimi i KF Drenicës.

Harmon vlerësohet nga “Transfermarkt” 175 mijë euro në treg dhe kësisoj pritet të jetë zëvendësuesi më i mirë i sulmuesit Nëabueze i cili do të largohet nga skuadra kurbinase.