Armando Sadiku ka nënshkruar me klubin turk Erzurumspori. Sadiku pas disa sezoneve në futbollin spanjoll, ka ndërruar ambient duke u transferuar në klubin elitar të Superligës së Turqisë, shkruan VAR Kosova.

Transferimin e Sadikut e ka konfirmuar klubi turk në rrjetet sociale, duke e prezantuar me fanellën e klubit.

 “Ramë dakord me Armando Sadikun për parimin. Lojtari do të vijë në Erzurum dhe do t ‘ i bashkohet ekipit tonë pas përfundimit të ndeshjeve të kombëtares”, shkruhet në njoftimin zyrtar në “Facebook”.

Kujtojmë që Erzurumspor nga ky sezon do të jetë pjesë e Superligës turke.

Sadiku, sulmuesi shqiptar pritet të marrë rolin e protagonistit te kjo skuadër, pas edicionit mjaft të mirë në Spanjë te Malaga.

Sulmuesi shqiptar gjatë gjithë afatit kalimtar ishte lidhur me një transferim në Greqi por që nuk ndodhi.

Ylli shqiptar gjatë ditëve në vijim do t’i bashkohet skuadrës turke për të filluar përgatitjet për sezonin e ri. /VARKosova/

Image