Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes në një konferencë për media ka zbuluar shumë gjëra rreth futbollistëve të ftuar për tri ndeshjet e tetorit.
Tekniku zvicera në këtë konferencë ka folur edhe për Vedat Muriqin, cili ka mposhtur Covid-19, por që nuk ka luajtur ende një ndeshje zyrtare me Lazion, shkruan VAR Kosova
Challandes tha se ai po kryen disa testet mjekësore te Lazio, dhe se duhet pritur nëse ai është gati të luaj apo jo.
“Muriqi do të ketë disa testet me skuadrën e Lazios para se të grumbullohete me ne, të shohim se si do të jetë në forma fizike e tij, të presim nese ai është gati”, tha Challandes.