Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja ka shënuar gol për skuadrën holandeze, Vitesse, shkruan VAR Kosova.

Trajneri i Vitesses ka aktivizuar si titullar Brojën, duke parë edhe besimin që iu dha te Shqipëria.

Në minutën e 32 të takimit Armando Broja ka dërguar topin në rrjetë.

Pas disa tentativash të Vitesses drejt portës kundërshtare, i gjendur në brendësi të zonës lojtari kuqezi nuk ka gabuar për të mposhtur portierin me gjuajtjen e tij.

Ky është goli i dytë i sulmuesit të Kombëtares në “Eredivisie”, ndërsa si objektiv kryesor ka për t’u kthyer sërish në ekipin e parë të Chelseat. /VAR Kosova/