Përkundër mungesës së Ciro Immobiles, Vedat Muriqi nuk do të luajë sonte nga minuta e parë për Lazion në ndeshjen ndaj Club Brugges.
Në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, skuadra belge është sonte nikoqire e Lazios.
Sulmuesi i Kosovës, Muriqi do ta nis këtë ndeshje nga banka rezervë, derisa në sulmin e romakëve do të luajnë Caicedo dhe Correa.
Club Brugge: Mignolet; Clinton Mata, Kossounou, Deli, Sobol; Vormer, Vanaken, Rits; Diatta, Bonaventure, De Katelaere
Lazio: Reina; Patric, Hoedt, Acerbi; Marusic, Milinkovic-Savic, Parolo, Akpa Akpro, Fares; Caicedo, Correa. /VAR Kosova/