Juventus – Barcelona është ndeshja më interesante e natës së sotshme në Ligën e Kampionëve, shkruan VAR Kosova.

Të dy trajnerët kanë publikuar formacionet e tyre zyrtare për këtë sfidë e cila do të fillojë nga ora 21:00.

Trajneri italian i Juves, Andrea Pirlo do të jetë pa futbollistin kryesor, Cristiano Ronaldo.

 Ronaldo do të mungojë sonte për shkak se është i infektuar me koronavirus dhe është në vetizolim. Ylli portugez dje bëri testin e dytë, në të cilin përsëri rezultoi pozitiv.

Megjithatë, Barcelona është më e favorizuar për shkak se është me e kompletuar dhe sonte ka startuar në sulm me Leo Messi , i cili do të ndihmohet nga Dembele, Pedri e Griezmann pas tij.

Pas ndeshjeve të parë, Barcelona ka fituar me lehtësi ndaj skuadrës debutuese në Ligën e Kampionëve, Ferencvarosin me rezultat 5-1 derisa kishte fituar edhe Juventus në Kiev kundër Dinamos së Kievit. /VAR Kosova/

Juventus:

Barcelona: