Ish-trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku, në intervista të ndryshme të dhëna për mediat vendore, po zbulon detaje nga bisedat që ka pasur me futbollistët për t’i bindur të luajnë për Kosovën.
Një detaj interesant e ka treguar edhe për yllin e Kombëtares së Kosovës, Arbër Zenelin.
Bunjaku ka treguar se futbollisti i skuadrës franceze, Reims, mund të shkonte të luante për Shqipërinë ose Suedinë.
“Arbër Zenelin e kemi njohur më herët, dhe e kam thirrur babanë e tij, Avniun, dhe i them se Kosova po pranohet, ata ishin aso kohe mes Suedisë dhe Shqipërisë”, deklaroi Bunjaku në “T7”.
“Zeneli nuk u ftua në një ndeshje të Suedisë dhe e thirra prapë Avniun dhe ai e diti për çfarë e thirra. Ai më tha se kishte vendosur që Arbëri të luante për cilën Kombëtare që do ta ftojë”, shtoi Bunjaku.



























