Blerim Xhemajli ka hyrë në histori të futbollit modern për një çështje shumë interesante.

Reprezentuesi i Zvicrës me origjinë shqiptare, ishte transferuar në kampionatin e futbollit në Kinë.

Por aventura e tij atje, ka përfunduar, ndonëse u transferua te Schezhen FC në janar të këtij.

Xhemaili nuk e ka luajtur asnjë ndeshje për klubin kinez për shkak se futbolli në Kinë u ndërpre si pasojë e përhapjes së koronavirusit.

Lajmin për largimin e tij nga Kina, e konfirmoi vetë lojtari i Përfaqësueses së Zvicrës në faqen zyrtare në “Instagram”.

“Gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu siç ne dëshirojmë. Sidoqoftë ishte kënaqësi që të takoja shumë njerëz dhe një qytet fantastik. Faleminderit Kina”, ka shkruar Xhemajli në Instagram.

Para se të transferohej në Kinë Xhemajli ishte në Serie A te Bologna.