Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes së bashku me sulmuesin, Atdhe Nuhiu janë duke mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut.
Challandes ka sqaruar situatën e kapitenit Amir Rrahmanit, cili ende nuk dihet se a do t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës për këtë ndeshje.
Megjithatë, zvicerani Challandes ka lënë të nënkuptohet se Rrahmani nuk do t’i bashkohet Kosovës, duke deklaruar se kanë provuar në të gjitha mënyrat për ta sjellur Amirin, por që nuk ia kanë arritur.
“Unë mund të tentoj të ju tregoj, por nuk mundem. Po jetojmë në një kohë speciale me virusin dhe disa gjëra janë vështirësuar. Ne kemi luftuar me UEFA, FIFA, me Federatën e Italisë, me regjionin e Napolit. Për në fund nuk ka qenë e mundshme. Është e pakuptueshme se si një futbollist mund të vi nga po i njëjti shtet, ku ai është pjesë e një skuadre që ka goxha raste me virus, për ne është e pa kuptueshme”.
Rrahmani edhe pse ka rezultuar negativ në të gjitha testet për koronavirus, nuk është lejuar t’i bashkohet Kosovës për këtë ndeshje nga autoritetet e qytetit të Napolit.
Megjithatë, shteti italian ka përdorur standarde te dyfishta duke lejuar reprezenteusin e Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev t’i bashkohet kombëtares maqedonase, përkundër se në klubin ku ai luan Genoa, janë paraqitur mbi 14 raste me koronavirus.
Kosova nesër do të përballet me Maqedoninë e Veriut me fillim të orës 20:45, në kuadër të Ligës së Kombeve.