Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes mbajti një konferencë për medie sot para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut.
Tekniku zviceran foli për shumë futbollistë, ku edhe komentoi listen e të ftuarve për tri takimet e tetorit, shkruan VAR Kosova.
Në bisedë e sipër, Challandes zbuloi pak edhe nga biseda që kishte me Andi Zeqiri, ku babai i tij premtoi se sulmuesi do t’i bashkohej Kosovës për ndeshjet e tetorit, por kjo nuk ndodhi.
”Isha i lumtur çka kishte thënë babai i Andi Zeqirit. Andi më pas tha nuk do të vijë të luajë për Kosovën, por do ta pres përfundimin e kampanjës me U21. Tash ai ka vendosur, duhet ta respektojmë. Dyert e tij janë te hapura.”