Trajneri i Kosovës, Bernard Chllandes sot ka mbajtur një konferencë për medie para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut.

Tekniku zvicerena foli për shumë çështje, madje komentoi edhe listen e futbollistëve të ftuar për këtë takim, shkruan VAR Kosova.

Ai në mesin e shumë përgjigjeve, foli për situatën me Berishën, por po ashtu zbuloi edhe disa prapaskena në të kaluarën me Bersant Celinën dhe Lirim Kastratin.

“Celina më ka dërguar mesazh se në kampin e ardhshëm nuk luajë nuk do të vi. Po ashtu ka qenë situatën e njëjtë edhe me Lirim Kastratin, shikoni se në cilin kamp dhe do ta gjeni. Secili futbollistë që thotë jam i gatshëm, ai me të vërtetë duhet të jetë i gatshëm për Kosovës si në fushë si nga banka rezervë. Kjo është filozofia ime dhe nuk do ta ndryshojë”, deklaroi Challandes.