Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Turqisë dhe Kosovës në kategorinë e femrave. Ndeshja në fjalë është e vlefshme për kampionatin evropian “Euro2021”.
Rezultati i përfundimtar i ndeshjes ishte ai i minutës së parë, pra 0-0 me dy skuadrat që kërkonin fitoren në këtë takim.
Kosova mbeti më një futbolliste më pak në fushë pas minutës së 36-të, pasi që Liridona Syla u përjashtua me karton të kuq.
Me këtë pikë të fituar, Përfaqësuesja e Kosovës radhitet në vendin e katërt me 10 pikë të grumbulluara në shtatë ndeshje të zhvilluara.