Një numër i madh i tifozëve dardanë kanë dalë në pikën kufitare të Kosovës me Maqedoninë e Veriut, për ta përshëndetur ekipin kombëtar në rrugëtimin drejt Shkupit.

Ata janë mbledhur për të pritur autobusin me të cilin udhëtonin futbollistët.

Pasi mbërritën në pikën kufitare, futbollistët zbritën nga autobusi për t’u përshëndetur me këtë grup të tifozëve.

Kosova ka udhëtuar me shumë mungesa në këtë përballje historike me shtetin fqinj në një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.