Feronikeli ka fituar derbin ndaj Llapit me rezultat 1:0 në kuadër të Superligës së Kosovës.
Golin e fitores për vendësit e shënoi mbrojtësi Yll Hoxha në minutën e 53-të për tre pikët e para të trajnerit shqiptar Klodian Duro.
“Nikli” edhe në pjesë të parë kishte disa raste të mira nërpërmjet Hoxhës dhe Grecës por fati ishte në anën e Llapit.
Llapi tentoi në pjesën e dytë më shumë për ta barazuar rezultatin duke e inkuadruar edhe mesfushorin sulmues Valmir Veliun, por pa ia arritur qëllimit.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve në fund të ndeshjes nga gjyqtari kryesor i ndeshjes, Genc Nuza.
Me këtë fitore “Nikli” renditet në pozitën e shtatë me dhjetë pikë, ndërsa Llapi mbetet në pozitën e nëntë me vetëm pesë pikë të grumbulluara pas nëntë xhiro.
Ndeshja tjetër, ishte ndërmjet skuadrës kampione Dritës dhe Arbërisë në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, të cilën e fituan gjilanasit me rezultat minimal 0:1.
Golin e fitores për “Intelektualët” e shënoi Festim Alidema pas asistimit nga Xhevdet Shabanit në minutën e 45-të.
Drita me këtë fitore i afrohet liderit Ballkanit në vetëm tri pikë, duke u renditur në pozitën e dytë me 16 pikë, me një ndeshje më pak.
Ndërsa, Arbëria renditet në pozitën e pestë me 11 pikë të grumbulluara pas nëntë xhiro të zhvilluara.