Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar sot pilotin shqiptar Lirim Zendelin, për të cilin ka ndarë disa fjalë të mëdha.

Rama ka thënë se ky djalë duhet të mbahet mend pasi shumë shpejt do ta valojë flamurin shqiptar në pistat më të mëdha në botën e Formula 1.

Postimi i Edi Ramës:

Fiksojeni mirë këtë të voglin këtu dhe mbajeni mend, sepse një ditë do ta shihni mbështjellë me flamurin e Shqipërisë në podiumin e fituesve të Formulës 1

Ky është Lirim Zendeli, shqipe nga Maqedonia e Veriut, lindur në Gjermani, fitues në Formula 4 e në Formula 3 dhe sezonin e ardhshëm garues në Formula 2.

Më vizitoi sot për të biseduar me mua për planet e të ardhmes dhe më ka mbushur zemrën plot me kënaqësinë që më dha karakteri i tij mbresëlënës.

Forca vëllaçko, Zoti i Shqiptarëve qoftë me ty deri në finish.