Edhe këtë javë në Serie A, u shënuan shumë gola. Në ndeshjen Roma – Benevento u shënuan 7 gola.
Për vendasit, që edhe e fituan këtë ndeshje, shënuan kapiteni Edin Dzeko dy herë, Pedro, Veretout dhe Carles Peres, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë.
Kurse për mysafirët, që u kthyen përsëri në Serie A këtë sezon, shënuan Caprari dhe Lapadula nga pika e bardhë.
Pjesë e kësaj ndeshje ishin edhe dy shqiptarët, Marash Kumbulla për Romën dhe Përparim Hetemaj për Beneventon.
Që të dy hynë në lojë në pjesën e dytë.