Kosova sot ka marrë rrugë drejt Shkupit aty ku nesër përballen me Maqedoninë e Veriut në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve.
Përfaqësuesja jonë po përballet me shumë mungesa, derisa më të vlerësuar janë ato të Vedat Muriqit, Milot Rashicës e Amir Rrahmanit.
Gjithsesi, për këtë të fundit ende ka shpresa.
Mediet sllovake sot kanë raportuara se futbollisti i tyre te Napoli, Stanislav Lobotka mund të jetë pjesë e Sllovakisë për ndeshjen ndaj Irlandës.
Lobotka, sikurse pjesa tjetër e futbollistëve të Napolit, janë në karantinë, por në dy testet e fundit kanë rezultuar negativ dhe është duke pritur një testim të tretë dhe të fundit për të fluturuar drejt Bratisllavës.
“Stano [Lobotka] është ende në Napoli,” tha trajneri i Sllovakisë Pavel Hapal. “Unë besoj se ai do të vijë sepse ishte dy herë negativ. Një test tjetër e pret atë para se të na bashkohet”, ka thënë Hapal.
Situata e njëjtë është edhe me kapitenin e Kosovës, Amir Rahmani i cili dje gjatë ditës testoi negativ për herën e dytë, ndaj sipas këtij informacioni atij i duhet vetëm edhe një test negativ për të pasur drejtë loje ndaj Maqedonisë së Veriut.