Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ishte pjesë e fitores së Lazios kundër Bolognas. Muriqi hyri në lojë në minutën e 64-të takimit, mirëpo nuk arriti të shënonte.
Golin e parë për kryeqytetasit e shënoi, Luis Alberto në minutën e 54-të, kurse për 2:0 u përkujdes sulmuesi i rrezikshëm, Immobile në minutën e 76-të.
Krejt çka arritën mysafirët, është goli në minutën e 90-të me anë të De Silvestrit që ngushtoi epërsinë e Lazios në 2:1.
Me këtë fitore, Lazio e Vedat Muriqit radhitet në pozitën e 10-të, me shtatë pikë të fituara.
Ndeshjen e radhës, Lazio e zhvillon në udhëtim te Torino, e me këtë rast do të ndeshen ndërmjet veti edhe dy futbollistët e Kosovës , Vedat Muriqi me Lazion dhe Mërgim Vojvoda i cili mbron ngjyrat e Torinos./VAR Kosova/