Derbi Merseyside ka qenë i barabartë në pjesën e parë. Everton dhe Liverpool shkuan në dhomat e zhveshjes me nga një gol të shënuar.
Të parët shënuan mysafirët përmes Sadio Mane. Senegalezi shënoi në minutën e 3-të të ndeshjes.
Rezultati u barazua nga mbrojtësi anglez Michael Keane në minutën e 19-të, pas asistimit të James Rodriguez.
Michael Keane është lojtari i parë i Evertonit që shënon në derbi në Goodison Park që nga dhjetori i vitit 2015 nga Romelu Lukaku.