Kombëtarja e Kosovës nesër mbrëma do të luajë e përgjysmuar kundër Maqedonisë së Veriut.

Bernard Berisha, Vedat Muriqi, Besar Halimi, Milot Rashica, Idriz Vocam Hekuran Kryeziu, portieri Samir Ujkani, e me shumë gjasë edhe kapiteni Amir Rrahmani, të gjithë këta emra nuk do të jenë prezent në stadium.

Të gjitha këto mungesa kanë sjellë kokëcarje për trajnerin Bernard Challandes, se me cfarë formacioni të startojë.

Ky mund të jetë formacioni i mundshëm i Kosovës kundër Maqedonisë së Veriut:

Muriç; Vojvoda, Aliti, Dresheviç, Kololli; Berisha, Shala, Celina, Zeneli, Zhegrova, Nuhiu.