Referi i futbollit në Kosovë, Granit Hyseni është bërë me detyrë të re.
Hyseni do të vazhdojë të ndajë drejtësinë, por tani edhe si polic, shkruan VAR Kosova.
Gjyqtari anësor, Hyseni, ka veshur uniformën e Policisë së Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur gjyqtari dhe kolegu i tij, Dardan Çaka.

Çaka në rrejtin social Facebook e ka uruar Hysenin për detyrën e re.
Hsyeni tash e disa vite mban edhe stemën e FIFA-s. /VARKosova/



























